Flash

“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator

Lapsi.al 22 August 2026

Platforma “Liria ka emër” prezantoi nismën qytetare “Kosova po pret” Çlirimtarët e UÇK-së nga Haga, në kuadër të së cilës më 12 shtator do të organizohet “Marshi për liri”.

Eliza Hoxha tha se marshi synon të përcjellë zërin e qytetarëve për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë së Kosovës, duke bashkuar qytetarët përtej dallimeve politike, gjeografike e shoqërore.

 
Në kuadër të nismës, nga 22 gushti do të nisë numërimi mbrapsht në Prishtinë dhe në komunat e Kosovës deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj drejtuesve të UÇK-së.

 
Gjithashtu janë paralajmëruar “Netët e lirisë” në shtatë zonat e UÇK-së, ndërsa Ismail Tasholli u bëri thirrje liderëve të partive kryesore politike që t’i bashkohen marshit.

 
Më 16 shtator, “Liria ka emër” do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, në bashkëpunim me diasporën shqiptare, ku do kërkohet lirimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe 3 ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI