Flash

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Lapsi.al 22 August 2026

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrje kundër qeverisë, qytetarët kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Pa rini, nuk ka Shqipëri!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria kërkon revolucion!”, “O milet, Rama ka siklet!” dhe “Diaspora është me ne!”. Në krye të marshimit janë vënë gratë dhe vajzat, të cilat po udhëheqin protestuesit në rrugët e kryeqytetit.

Protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI