Flash

Pêrdhunoi një vajzë të re në plazhet e Greqisë, arrestohet pas katër vitesh 52-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 22 August 2026

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi katër vite më parë dyshohet se përdhunoi një të re në një plazh të izoluar në Halkidiki. Sipas mediave greke, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian. Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Greqisë.

Ngjarja dyshohet se ndodhi më 30 maj 2022. 22 vjeçarja, punonte në një hotel të zonës dhe kishte shkuar në plazh para nisjes së turnit. Sipas dëshmisë së saj, 52-vjeçari iu afrua dhe nisi t’i fliste. Më pas dyshohet se e sulmoi, e goditi dhe e përdhunoi.

“Mund të mos kisha dalë e gjallë”, deklaroi e reja pas ngjarjes. 52-vjeçari pritet të ekstradohet në Greqi për t’u përballur me akuzën e përdhunimit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI