
Të paktën 27 persona kanë mbetur të plagosur nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Panamanë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, rrugë dhe infrastrukturë. Lëkundjet u ndjenë në gjithë vendin, ndërsa në kryeqytet banorët dolën me nxitim nga ndërtesat. Deri tani nuk raportohen viktima. Autoritetet kanë regjistruar më shumë se 80 pasgoditje, njëra prej tyre me magnitudë mbi 6 ballë. Disa rrugë janë shembur, ndërsa qyteti Tonosí raportohet i izoluar dhe ekipet po kërkojnë të mbërrijnë nga ajri.
Aeroporti ndërkombëtar i Panamasë u mbyll përkohësisht dhe disa fluturime u devijuan. Paralajmërimi për cunami u anulua më vonë.Sipas USGS, epiqendra ishte pranë Pitalosa Arriba, në provincën Herrera. Autoriteti i Kanalit të Panamasë njoftoi se lundrimi vijon normalisht.