Flash

Kim Kardashian i mbyll derën Pete Davidson, refuzon miqësinë me të

Lapsi.al 9 October 2026

Kim Kardashian i mbyll derën Pete Davidson, refuzon miqësinë me

Kim Kardashian nuk dëshiron që lidhja e saj e kaluar me Pete Davidson të rikthehet më në biseda.

 Sipas një burimi pranë yllit të reality show-t, ajo është ende e ndjeshme ndaj kësaj teme dhe ka vendosur të mos flasë më për atë periudhë të jetës së saj.

Komediani 32-vjeçar foli së fundmi me humor për romancën e shkurtër me Kardashian, 45 vjeçe, duke u shprehur se ata janë ndër të paktët që kanë arritur t’i mbijetojnë një eksperience të tillë.

“Jemi si marinsat ”, tha ai, ndërsa shtoi se vazhdon të ketë shumë dashuri për themeluesen e markës Skims.

Davidson pranoi gjithashtu se Kardashian e kishte respektuar privatësinë e tij, por vëmendja e vazhdueshme e kamerave ishte bërë e tepërt për të. “E dija se në çfarë po hyja”, u shpreh ai.

Pas këtyre deklaratave, një burim pranë Kardashian i tha revistës In Touch se ajo mbetet “jashtëzakonisht e ndjeshme” kur bëhet fjalë për ish-partnerin e saj.

Sipas burimit, Kim u ka bërë të qartë njerëzve përreth se nuk dëshiron të diskutojë më për atë kapitull të jetës së saj dhe do të preferonte që të mos ia përmendnin.

Burimi bëri edhe një dallim mes ndarjes nga Pete Davidson dhe përfundimit të martesës me Kanye West.

 Largimi nga West thuhet se i kishte sjellë Kardashianit lehtësim dhe ndjesinë e lirisë, ndërsa ndarja nga Davidson ishte përjetuar si një refuzim që e kishte lënduar thellë.

Sipas të njëjtit burim, Davidson e di se e ka lënduar Kardashianin dhe ndihet keq për këtë. Ai thuhet se është vërtet i lumtur që ajo ka vazhduar jetën e saj me dikë tjetër, por do të dëshironte të krijonte një miqësi me ish-partneren.

Kim, megjithatë, duket se nuk ka të njëjtën dëshirë. Ajo ka vendosur të lërë pas të kaluarën dhe nuk ka nevojë as për faljen, as për miqësinë e tij, sipas burimit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI