Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Olivia Rodrigo thyen heshtjen për romancën e përfolur

Lapsi.al 7 October 2026

Olivia Rodrigo thyen heshtjen për romancën e përfolur

Olivia Rodrigo i ka dhënë fund thashethemeve për jetën e saj sentimentale, duke konfirmuar se aktualisht është beqare.

Këngëtarja 23-vjeçare ishte fotografuar gjatë muajve të fundit në disa takime me Julian Croonenberghs, një profesionist në fushën e investimeve private në Wall Street, duke nxitur aludimet se mes tyre kishte nisur një romancë.

Por në një intervistë për The Hollywood Reporter, Rodrigo ka mohuar se është në një lidhje.

“Ndjej se sa herë dal në një takim të zakonshëm me një djalë, ka një fotografi të tij në internet", tha ajo.

Këngëtarja shpjegoi se shpesh një takim i thjeshtë mjafton që në rrjetet sociale të nisin menjëherë spekulimet për një lidhje serioze.

“Ndonjëherë je duke dalë me një djalë që nuk është i dashuri yt dhe papritur interneti thotë: ‘Ata janë martuar’, e gjëra të tilla”, u shpreh Rodrigo.

“Do të doja të mund të isha 23 vjeçe dhe ta përjetoja jetën normalisht”, shtoi ajo.

Në korrik, Rodrigo dhe Croonenberghs u fotografuan së bashku në një park në New York. Në pamjet e publikuara, dyshja shfaqej shumë e afërt. Rodrigo qëndronte në krahët e tij në bar, ndërsa në një moment ai i puthi dorën në mënyrë romantike.

Këto fotografi mjaftuan për të nxitur aludimet se këngëtarja kishte nisur një lidhje të re. Megjithatë, Rodrigo tashmë ka bërë të qartë se nuk ka një të dashur.

Lidhja e fundit e njohur e Olivia Rodrigo-s ishte me aktorin britanik Louis Partridge. Dyshja u lidh në vitin 2023 dhe qëndroi bashkë për rreth dy vite, përpara se të ndaheshin përfundimisht në dhjetor 2025. Marrëdhënia me Partridge besohet se ka shërbyer si frymëzim për albumin e saj të fundit, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love.

Më herët, këngëtarja ka qenë në lidhje me aktorin Ethan Wacker, DJ-në Zack Bia dhe producentin Adam Faze.

Ajo ka pasur gjithashtu një histori të shumëpërfolur me Joshua Bassett, bashkëprotagonistin e saj në High School Musical: The Musical: The Series. Marrëdhënia e tyre besohet se ka qenë një prej frymëzimeve kryesore për albumin debutues të Rodrigo-s, Sour.

Ndërsa jeta e saj private vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave, Rodrigo është e fokusuar te karriera muzikore. Albumi i saj i tretë, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love, është pritur pozitivisht nga kritikët dhe është shndërruar në një prej publikimeve më të suksesshme të vitit 2026. Albumi debutoi në vendin e parë të Billboard 200, ndërsa kënga “Drop Dead” u rendit gjithashtu në krye të Billboard Hot 100.

Rodrigo ka nisur edhe turneun e saj botëror me 86 koncerte, ndërsa së fundmi organizoi festivalin muzikor Daisy Chain Fields, ku të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI