Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Joe Manganiello thyen heshtjen për martesën me Sofía Vergarën

Lapsi.al 7 October 2026

Joe Manganiello thyen heshtjen për martesën me Sofía

Joe Manganiello ka bërë disa deklarata të forta për martesën e tij me Sofía Vergarën, duke pretenduar se aktorja nuk e ka mbështetur gjatë periudhës kur ai po përballej me një sëmundje autoimune që i rrezikonte jetën.

Në kujtimet e tij të ardhshme, “Bloodlines”, aktori tregon se Vergara e kishte tallur për qenin e tij 5 kilogramësh, Bubbles, të cilin e adoptoi në vitin 2019, në një periudhë kur, sipas tij, po kalonte një krizë të rëndë personale dhe po mendonte për vetëvrasje.

“Duhej të hiqja dorë nga arma, sepse vazhdoja të mendoja për të, dhe më pas erdhi qeni”, shkruan Manganiello. “Nga pacient u bëra kujdestar.”

Aktori 49-vjeçar pretendon gjithashtu se Vergara refuzonte ta përqafonte, edhe kur ai i kërkonte gjatë periudhave më të vështira të sëmundjes.

Manganiello ka kundërshtuar edhe versionin e ish-bashkëshortes për arsyen e divorcit të tyre. Vergara kishte deklaruar më herët se martesa u prish për shkak të dëshirës së Manganiellos për të pasur fëmijë, ndërsa ajo nuk dëshironte të bëhej “nënë në moshë të madhe”.

Sipas Manganiellos, ndarja e tyre nuk lidhej vetëm me dëshirën për të pasur fëmijë. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të pasur një fëmijë me fertilizim in vitro, çifti kishte menduar edhe për mundësinë që të përdorte vezët e një dhurueseje.

Por, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, Manganiello thotë se hoqi dorë nga dëshira për t’u bërë baba. Ai kishte frikë se mund të vdiste nga sëmundja dhe të linte Vergarën të kujdesej për një fëmijë që nuk do të ishte biologjikisht i saj.

“Ka pasur gjëra që janë thënë dhe shkruar për mua që ishin të pavërteta”, është shprehur ai, duke shpjeguar se vendosi të tregonte versionin e tij përmes librit.

Manganiello tregon se problemet e tij shëndetësore nisën pak pas martesës me Vergarën në vitin 2015.

Simptomat e para, sipas tij, ishin dhimbje të padurueshme abdominale që e bënin të paaftë të ecte, skuqje dhe flluska në lëkurë, dhimbje koke, lodhje dhe gjakderdhje rektale.

“Po sëmuresha gjithnjë e më shumë”, rrëfen aktori.

Gjatë shtatë viteve në vijim, ai thotë se humbi rreth 27 kilogramë, iu nënshtrua disa kolonoskopive dhe në vitin 2016 iu desh të kryente një ndërhyrje urgjente, gjatë së cilës iu hoq një pjesë e zorrëve. Për një periudhë, ai u detyrua të përdorte edhe një qese ostomie.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI