Flash

Ish-pronësia e Milanit mohon akuzat për bashkëpronësi të fshehtë: “Jemi të zhgënjyer”

Fondi Elliott thyen heshtjen pas asaj që po del në dritë mbi marrëdhëniet e supozuara mes fondit amerikan, Milanit dhe Lille në periudhën mes viteve 2020 dhe 2022.

Lapsi.al 7 October 2026

Ish-pronësia e Milanit mohon akuzat për bashkëpronësi

Fondi Elliott thyen heshtjen pas asaj që po del në dritë mbi marrëdhëniet e supozuara mes fondit amerikan, Milanit dhe Lille në periudhën mes viteve 2020 dhe 2022. Por le t’i marrim me radhë. Ish-pronarët e klubit kuqezi kanë reaguar fuqishëm me një deklaratë për të mohuar ato që ka publikuar gazeta franceze “L’Equipe”, e cila po zhvillon një hetim mbi konfliktet e mundshme të interesit dhe rregullat e UEFA-s për bashkëpronësinë në klubet e futbollit, të cilat ndalojnë një subjekt të vetëm të ushtrojë kontroll ose ndikim përcaktues mbi disa shoqëri që marrin pjesë në të njëjtat kompeticione europiane (siç ka ndodhur mes Milanit dhe Lille në Europa League dhe Champions League në vitet në fjalë).

“L’Equipe” ka dashur në fakt të rihapë debatin mbi lidhjet historike mes dy shoqërive, duke lënë të kuptohet se Elliott menaxhonte një “bashkëpronësi faktike”. Dhe kështu fondi amerikan doli publikisht me një deklaratë zyrtare: “Magjistratët italianë i kanë shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha këto materiale, në kontekstin e tyre të duhur, dhe kanë rekomanduar arkivimin e procedimit pa asnjë akuzë. Jemi të zhgënjyer, por jo të befasuar, kur konstatojmë se, pak përpara se ky rekomandim të shqyrtohej nga një gjykatë italiane, disa materiale të përzgjedhura u bënë publike, me shumë gjasë nga një palë tjetër e frustruar dhe e prirur drejt nismave ligjore të pabazuara, e cila nuk ka pasur sukses në asnjë nga veprimet e shumta ligjore të ndërmarra. UEFA e ka shqyrtuar tashmë çështjen dhe ka përcaktuar se Elliott nuk ushtron asnjë kontroll apo ndikim përcaktues mbi Lille. E vetmja marrëdhënie e Elliott me Lille ka qenë gjithmonë ajo e financuesit. Me pak fjalë, asnjëra prej këtyre akuzave nuk ka bazë”.

Gjithçka nisi në vitin 2020, kur Lille kaloi nga administrimi i Gerard Lopez te fondi Merlyn Advisors (i drejtuar nga Alessandro Barnaba dhe Maarten Petermann). Elliott, i cili ishte tashmë kreditor i Lille, financoi operacionin për ristrukturimin e borxhit të klubit. “L’Equipe”, me kalimin e kohës, ka cituar dhe nxjerrë në pah shkëmbime email-esh, mesazhe të brendshme dhe dokumentacion financiar. Mes tyre edhe një bisedë e qershorit 2022 mes Maarten Petermann (Merlyn), Giorgio Furlanit (në atë kohë menaxher i Elliott dhe drejtues i Milanit) dhe Gordon Singer (djali i themeluesit të Elliott, Paul Singer).

Sipas gazetës franceze, këto struktura financiare dhe lidhje personale do t’i kishin garantuar Elliott një fuqi ndikimi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi menaxhimin e Lille, shumë më të madhe se ajo e një kreditori të thjeshtë të jashtëm, duke bërë që gazeta të ngrinte dyshime mbi respektimin e Rregullores së UEFA-s. Një çështje që ishte shfaqur edhe në vitet e kaluara. Për këtë arsye Elliott e ka gjetur veten duke i rikthyer edhe një herë mohimet ndaj akuzave, duke theksuar se strukturat e borxhit, kontratat dhe organigramat e dy klubeve tashmë janë kaluar në sitë nga organet inspektuese të UEFA-s dhe autoritetet italiane, pa u konstatuar asnjëherë ndonjë shkelje të rregullave për bashkëpronësinë apo ndikimin në menaxhim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI