Flash

Pickford arrati me Lamborghini, i ndjekur nga policia: për pak shkaktoi një aksident

Jordan Pickford është futur në telashe në Knutsford për një manovër të rrezikshme në rrugë që për pak sa nuk shkaktoi një përplasje me dy makina në një kryqëzim

Lapsi.al 7 October 2026

Pickford arrati me Lamborghini, i ndjekur nga policia: për pak shkaktoi

Një përparësi e injoruar, një aksident i shmangur dhe, për të mos lënë asgjë mangët, edhe një ndjekje me policinë me sirena të ndezura në bordin e Lamborghini Urus të tij. Jordan Pickford është futur në telashe në Knutsford për një manovër të rrezikshme në rrugë që për pak sa nuk shkaktoi një përplasje me dy makina në një kryqëzim: portieri i Everton dhe Anglisë ka injoruar plotësisht përparësinë dhe është futur në rrugë pa treguar kujdes, duke shkaktuar një ndjekje nga policia me afro 100 km/h.

Aksidenti që Pickford për pak sa nuk shkaktoi

Ngjarja daton më 14 prillin e kaluar, kur Pickford po drejtonte makinën në rrugët e qytetit ku jeton së bashku me familjen e tij. Sipas dëshmisë së policit Cecil Riccardo, i cili ndodhej përpara stacionit të policisë në momentin e ngjarjes, portieri në bordin e Lamborghini Urus blu ka injoruar përparësinë në një kryqëzim, duke detyruar dy drejtues automjetesh të frenonin fort për të shmangur një aksident të rëndë.

Në atë pikë, polici ndezi sirenën dhe dritat sinjalizuese dhe u nis në ndjekje të makinës së futbollistit: arriti afro 100 km/h në qendër të qytetit, ku kufiri i shpejtësisë është pak më shumë se 40 km/h, por Lamborghini i Pickford vazhdoi të përshpejtonte duke injoruar të gjitha sinjalet.

Pickford arrati me Lamborghini, i ndjekur nga policia: për pak shkaktoi

Lamborghini Urus blu e Pickford

Pak më vonë, portieri u ndal në anë të rrugës dhe u raportua për drejtim të rrezikshëm të automjetit, me masën përkatëse gjyqësore. Çështja mbeti pezull për disa muaj, por më 23 shtatorin e kaluar anglezi u akuzua zyrtarisht dhe u deklarua fajtor.

 

Seanca është caktuar për 7 dhjetor: Pickford do të paraqesë versionin e tij të ngjarjeve dhe rrethanat lehtësuese, por rrezikon heqje pikësh dhe gjithashtu pezullimin e patentës për shkaktimin e incidentit dhe nisjen pa dashje të një ndjekjeje me policinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI