
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes së liderit rus.
Sipas Presidencës turke, gjatë bisedës dy presidentët diskutuan marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, luftën në Ukrainë, sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, si dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Detin e Zi dhe përpjekjeve për të rifilluar kontaktet mes Moskës dhe Kievit.
Erdogan theksoi rëndësinë e përpjekjeve për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi dhe deklaroi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në nisjen e kontakteve mes Rusisë dhe Ukrainës.