Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik

Lapsi.al 7 October 2026

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë u shoqërua me një sërë marrëveshjesh dhe nismash që synojnë thellimin e partneritetit strategjik mes Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushat e mbrojtjes, sigurisë, energjisë dhe kulturës.

Në qendër të vizitës ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit mes Forcave të Armatosura Greke dhe Gardës Kombëtare të Floridës.

 
Marrëveshja u firmos në prani të ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio.

Sipas mediave greke, ajo hap rrugën për aktivitete të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe zgjerim të bashkëpunimit në çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Po ashtu, SHBA dhe Greqia njoftuan një memorandum të ri bashkëpunimi për sigurinë kundër terrorizmit, ndërsa u riafirmua zbatimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë në Mbrojtje, e konsideruar shtylla kryesore e marrëdhënieve ushtarake mes dy vendeve.

Gjatë Dialogut të 6-të Strategjik Greqi-SHBA, u diskutuan çështje që lidhen me mbrojtjen, sigurinë energjetike, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin kulturor.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të vizitës ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Forcave të Armatosura Greke dhe Gardës Kombëtare të Floridës.

Marrëveshja u firmos nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, gjenerali Dimitrios Houpis, dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Floridës, John Haas, në prani të ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe Marco Rubio.

 
Sipas Dendias, marrëveshja hap një kapitull të ri në bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve dhe i jep një dimension shtesë reformimit të Forcave të Armatosura Greke.

Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Floridës pritet të përfshijë aktivitete të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe koordinim mbi çështje me interes të ndërsjellë, duke forcuar më tej mozaikun e marrëdhënieve mbrojtëse greko-amerikane.

Në deklaratat e tyre të përbashkëta, ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, dhe Rubio theksuan se Greqia është një shtyllë stabiliteti në Mesdheun Lindor dhe një aleat kyç i NATO-s.

Gerapetritis nënvizoi se bashkëpunimi në mbrojtje ndodhet në nivelin më të lartë të historisë së marrëdhënieve dypalëshe, duke përmendur modernizimin e avionëve F-16 Viper dhe përfshirjen e ardhshme të avionëve F-35 në Forcat Ajrore Greke.

Çështjet energjetike zunë një vend të rëndësishëm në diskutime. Të dy palët vlerësuan rolin e Greqisë si nyje energjetike për Evropën Juglindore dhe Qendrore, veçanërisht përmes Korridorit Vertikal dhe transportit të gazit natyror të lëngshëm amerikan (LNG). Rubio nënvizoi se siguria energjetike është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare dhe riafirmoi angazhimin amerikan për bashkëpunim me Greqinë në këtë sektor.

Në planin rajonal, Gerapetritis theksoi rolin aktiv të Greqisë në sigurinë detare dhe deklaroi se Athina është e gatshme të mbështesë operacione për garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, nëse ekziston një proces i qëndrueshëm paqeje. Ai nënvizoi gjithashtu marrëdhëniet strategjike me Izraelin dhe rëndësinë e nismës 3+1 mes Greqisë, Qipros, SHBA-së dhe Izraelit.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte rinovimi i Memorandumit Kulturor Greqi-SHBA për mbrojtjen dhe kthimin e pasurive kulturore. Gjatë periudhës së zbatimit 2021-2026, në Greqi janë kthyer gjithsej 425 objekte kulturore, nga të cilat 98 janë rikthyer drejtpërdrejt në bazë të dispozitave të memorandumit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI