
Izraeli ka paralajmëruar për rritje të rrezikut të sulmeve ndaj izraelitëve dhe hebrenjve në vende të ndryshme të botës, në prag të përvjetorit të tretë të sulmeve të 7 tetorit.
Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreziku është veçanërisht i lartë më 7 tetor, ndërsa paralajmërojnë edhe për mundësi protestash dhe incidentesh.
Mediat e huaja bëjnë me dije se data konsiderohet e rëndësishme nga organizata terroriste dhe grupe të tjera militante.
Izraelitëve që ndodhen jashtë vendit u është bërë thirrje të shmangin grumbullimet e mëdha dhe demonstratat, si dhe të mos publikojnë paraprakisht në rrjetet sociale planet e tyre të udhëtimit.
Gjithashtu, është rekomanduar kujdes i shtuar gjatë udhëtimeve në vende si Jordania, Katari dhe Egjipti, për shkak të rrezikut të mundshëm të incidenteve.