Flash

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Lapsi.al 6 October 2026

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar jo serioze ofertën e re të kryeministrit Albin Kurti për zgjidhjen e ngërçit politik, duke akuzuar se çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara po përdoret për të arritur qëllime politike, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka thënë se çështja e Dhomave të Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së, por sipas tij lidhet me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Kjo çka për shohim dhe çka po dëgjojmë, nuk është aspak serioze për vendin, për temat, për të cilat po bisedojmë. Këtë temë po tentohet me u shndërru në pazaret e minutave të fundit, e kam thënë edhe po e ripërsëris: çështja e ligjit për dhomat e specializuara, nuk është temë nuk është çështje që i takon veç Partisë Demokratike të Kosovës. 

Po flasim për historinë, për të tashmen për të ardhmen e vendit tonë. Po flasim për luftën e drejtë, të popullit të Kosovës të zhvilluar përmes ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Po flasim për viktimat qe i takojnë Kosovës, që janë të Kosovës. Ushtria çlirimtare e Kosovës ka pjestra në të gjitha partitë politike. Dhe qëllimi i kësaj teme është: si ta përdorim ligjin thjesht, direkt, për shantazh për me mbërri qëllimin politik.

Cili është qëllimi politik? Që me pas një president politik dhe me i përmbyll me thënë masen 100% kapjen e institucioneve të shtetit. Unë vazhdimisht kam qenë takim. Kemi biseduar. Sa ka seriozitet në këtë punë? Kur veç sot, kur ju po na përcillni, që 3-4 herë ka qëndrime të ndryshme”, - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI