Flash

Justin Timberlake kërkon falje për një nga zakonet e tij më të famshme

Lapsi.al 7 October 2026

Justin Timberlake kërkon falje për një nga zakonet e tij

Justin Timberlake duket se është penduar për një nga zakonet e tij më të famshme të së kaluarës: beatbox-in.

Këngëtari 45-vjeçar reagoi në rrjetet sociale ndaj një videoje të krijueses së përmbajtjes Hannah Young, e njohur si @uhhuhhannah në Instagram, e cila rikujtoi periudhën kur Timberlake shpesh ndërpriste performancat e tij për të bërë beatbox.

“Ne nuk flasim mjaftueshëm për beatbox-in e Justin Timberlake”, tha Young në videon e saj.

Ajo kujtoi se kishte ardhur një moment kur këngëtari, në mes të një kënge, fillonte të bënte beatbox dhe të përsëriste “boots and cats”, ndërsa publiku e priste me entuziazëm.

“Askush nuk e pyeste: ‘Justin, e di që kemi bateri? Je në një studio profesionale regjistrimi dhe ke instrumente në dispozicion?’”, tha ajo me humor.

Young shtoi se Timberlake mund të niste me beatbox në çdo moment, qoftë në ceremonitë e ndarjes së çmimeve apo gjatë performancave live.

“Ti i jepje atij një mikrofon dhe gjithmonë ekzistonte mundësia që të fillonte: ‘Boots and cats, boots and cats’”, tha ajo.

Videoja duket se i shkaktoi nostalgji, por edhe pak turp Timberlake-ut.

“Edhe unë e rikthej shpesh në mendje atë periudhë. Ende nuk kam gjetur ndonjë përgjigje”, shkroi ai në koment.

“Nuk e di si të kërkoj mjaftueshëm falje për ato ambicie që kisha. Shumë ‘boots’. Shumë ‘cats’. Shpresoj të më falni.”

Por Timberlake nuk e mbylli me kaq.

“Gjithashtu, nuk mund të premtoj se nuk do ta bëj sërish. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”, përfundoi ai me shaka.

Këngëtari e kishte pranuar edhe më parë se beatbox-i i tij ishte disi i diskutueshëm. Gjatë një interviste në “Hot Ones” në vitin 2023, moderatori Sean Evans i kujtoi një moment të performancave të *NSYNC, të cilin e përshkroi si një “beatbox battle interlude”.

“Futeni  te gjërat për të cilat jam paksa penduar”, ishte përgjigjur Timberlake, ndërsa Lance Bass e kishte cilësuar momentin si “ikonik”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI