Flash

Momente frike në koncertin e Céline Dion, këngëtarja rrëzohet në mes të performancës

Lapsi.al 9 October 2026

Momente frike në koncertin e Céline Dion, këngëtarja

Céline Dion ka përjetuar një moment të frikshëm gjatë koncertit të saj në Paris, pasi është rrëzuar në skenë teksa po performonte një nga këngët e saj të njohura. Megjithatë, këngëtarja e famshme është ngritur menjëherë në këmbë dhe ka vazhduar performancën, duke qetësuar fansat e shqetësuar.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 7 tetor, në Plenitude Arena, në Nanterre, pranë Parisit, gjatë interpretimit të këngës “Dans un autre monde”, publikuar në vitin 1998.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, 58-vjeçarja shihet duke kërcyer dhe duke lëvizur në skenë, përpara se të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë në dysheme. 

Për fat të mirë, incidenti zgjati vetëm pak çaste. Dion u ngrit menjëherë, u bëri me gishtin e madh fansave në shenjë se ishte mirë dhe vazhdoi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Rrëzimi vjen në një moment të rëndësishëm për këngëtaren kanadeze, e cila është rikthyer në skenë pas një periudhe të gjatë larg koncerteve për shkak të problemeve shëndetësore.

Në vitin 2022, Céline Dion bëri të ditur se vuante nga sindroma e personit të ngurtë (Stiff Person Syndrome), një çrregullim i rrallë neurologjik që mund të shkaktojë ngurtësi të muskujve dhe spazma të dhimbshme. Sëmundja ndikoi ndjeshëm në aftësinë e saj për të performuar, duke e detyruar të anulonte koncerte dhe të tërhiqej për një periudhë nga skena.

Rikthimi i saj në Paris ka qenë veçanërisht emocional, si për këngëtaren, ashtu edhe për fansat që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjatë koncertit të parë të rezidencës, muajin e kaluar, Dion iu drejtua publikut me emocione, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe durimin e treguar ndër vite.

“Bëra një premtim se do të kthehesha dhe do të ngjitesha sërish në skenë”, u shpreh ajo para fansave.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI