
Partia Socialiste ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve të ndodhura në seancën plenare, teksa votohej harta e re territoriale.
Sipas shkresës së grupit parlamentar socialist drejtuar Sekretariatit të Etikës, për Bardhin dhe Balliun kërkohet përjashtimi për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Kërkesa vjen pasi deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, hodhën shishe me ujë dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.