Flash

Moti i keq lë pa energji mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër

Lapsi.al 9 October 2026

Moti i keq lë pa energji mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër. Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes.
Burime nga Filiali i OSHEE në Fier thanë se defektet u shkaktuan si pasojë e shkarkesave elektrike që prej mbrëmjes se të enjtes kur energjia u ndërpre fillimisht në fshatrat e Levanit. Sot në mengjes me përkeqësimin e motit defekte ndodhën edhe në zona të tjera. Vetëm në Bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër janë jashtë funksionit tetë fidera. Për shkak të shkarkesave veçanërisht të shpeshta elektrike që po shoqërojnë reshjet e shiut, nuk ka nisur ende puna për riparimin e defekteve. Probleme janë shfaqur edhe në disa akse rrugore brenda qyteteve dhe në ato interurbane pas bllokimit të shimbledhësve por deri tani nuk ka raportime për bllokim të qarkullimit rrugor.

Fiderat qe janë jashtë pune si pasoje e motit të keq janë:
1- zonat bregdetare ne Libofshë
2- 1 fider ne Seman
3- 1 fider në patos
4- 1 fider në Kraps
5- Fideri 20 kilowolt në Kafaraj
6- Zona Qarr- Bishan
7- 1 fider në Ballsh
8- 1 fider në Aranitas
Mesatarisht një fider shpërndan energji për tre deri në katër fshatra kurse në zonat urbane, disa lagjje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI