
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin tonë që në prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke sjellë problematika në disa zona.
Situata paraqitet problematike në Durrës, ku uji ka pushtuar disa rrugë të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë qarkullimi i mjeteve është vështirësuar, kryesisht në segmentet ku niveli i ujit është më i lartë.
Situata më problematike paraqitet në lagjen nr. 1, në aksin që lidh shëtitoren Taulantia me zonën e Currilave, për shkak të prezencës së konsiderueshme të ujit në rrugë dhe mbi trotuare. Ndërkohë që problematika janë konstatuar edhe në disa kryqëzime pranë stadiumit, “Niko Dovana” në lagjen nr 18 ku grumbullimi i ujit vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.