Flash

Paralizohet Tirana nga reshjet e shiut, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

Lapsi.al 9 October 2026

Paralizohet Tirana nga reshjet e shiut, radhë kilometrike në akset

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Problematika më e madhe raportohet në shumë zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar një trafik kilometrik

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut ndikojnë në ngadalësimin e lëvizjes, ndërsa fluksi i automjeteve në orët e mëngjesit e përkeqëson më tej situatën. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në segmentet ku qarkullimi është i rënduar.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI