Flash

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Itali 37-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 9 October 2026

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Itali

Një 37-vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Asti të Italisë. Aldo Aleksandër Baho dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal dhe për ndërmjetësim në një vrasje të mbetur në tentativë. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza në Pisa. Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas policisë, më 29 shtator GjKKO kishte caktuar ndaj Bahos masën “arrest në burg” për tentativë vrasjeje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të lidhura me kriminalitetin e organizuar. Hetuesit dyshojnë se në vitin 2022, Baho ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., atentat që mbeti në tentativë.

37-vjeçari është një emër i njohur për autoritetet shqiptare dhe italiane. Në shkurt të vitit 2016 ai ishte shënjestër e një atentati në Itali, ku mbeti i plagosur rëndë. Më herët është ndaluar edhe në Shqipëri në kuadër të hetimeve për disa vepra penale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI