Flash

Dyshohet se po përgatitnin atentat, kapen tre persona, kontrolle në disa qytete

Lapsi.al 9 October 2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, kapen tre persona, kontrolle në

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas informacioneve paraprake, të arrestuarit mund të kenë lidhje edhe me atentatet e regjistruara më herët në Sarandë dhe Mirditë.

Operacionet policore janë zhvilluar në disa qytete, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej personave të arrestuar dhe për të verifikuar nëse ata janë të përfshirë edhe në ngjarjet e mëparshme kriminale. 

Policia po punon për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI