
Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e disa institucioneve shtetërore është dërguar në adresat e tyre zyrtare elektronike, duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit. Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake nuk është konstatuar prania e lëndëve shpërthyese, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe burimit të mesazhit.
Policia e Shtetit:
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet.
Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.