Flash

A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Lapsi.al 9 October 2026

A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës

Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se partia do të përdorë çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve të prekura nga ndryshimet. 

"Nuk përjashtojmë asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve të këtyre 15 bashkive në një debat ndër më të gjatët dhe më intensivët në historinë e parlamentit, 14 orë. Paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të Padrinos dhe partisë së tij. Kështu që, ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do e shfrytëzojmë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI