Flash

Kush është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen në 2026

Lapsi.al 9 October 2026

Kush është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen në 2026

Çmimi Nobel për Paqen 2026 iu caktua Navanethem Navi Pillay, 85 vjeçe, juriste jugafrikane, gjykatëse e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Komisare e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, që nga viti 2008 - deri në vitin 2014. Njoftimi u bë të premten, më 9 tetor, nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, në Oslo.

E lindur në vitin 1941 në Durban, në një familje me origjinë tamile, Pillay filloi karrierën si avokate gjatë aparteidit, duke punuar kundër diskriminimit racor dhe duke mbrojtur Nelson Mandelën e kundërshtarë të tjerë të regjimit. Ishte gruaja e parë jo e bardhë, që shërbeu në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut e punoi si gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe si Kryetare e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për Ruandën.

 
Në vitin 2015 hyri në Komisionin ndërkombëtar kundër dënimit me vdekje e, së fundi, kryesoi Komisionin e pavarur hetimor të OKB-së mbi Trojet e pushtuara palestineze, si Jeruzalemi Lindor dhe Izraeli.  Kryetare e këtij komisioni, Pillay, në një deklaratë të lëshuar më 16 shtator 2025, nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), paraqiti përfundimet  e një raporti, i cili zbuloi se autoritetet izraelite kishin kryer akte gjenocidi kundër popullsisë palestineze të Gazës.

"Të gjithë vazhdojnë të më pyesin: kur do të ndaleni?" - thekson laureatja e Çmimit Nobel për Paqen 2026 në një deklaratë të shkurtër nga qyteti i Nurembergut, publikuar në një video në X nga Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, duke vënë në dukje se ajo vijon t’i kushtohet drejtësisë ndërkombëtare.

"Aktualisht jam ende e përfshirë si gjyqtare ad hoc në procedurat e nisura nga Gambia kundër Mianmarit", shpjegon ajo, duke e kujtuar çështjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me akuzat për gjenocid kundër pakicës Rohingya.

"Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i jepet një personi i cili, me guxim dhe integritet të jashtëzakonshëm, hapi rrugën për një rend ligjor global më të plotë. Laureati i këtij viti luajti rol kyç në sigurimin që krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi të ndiqen penalisht".

Këto janë fjalët e citimit të gjatë për dhënien e Çmimit Navanethem "Navi" Pillay.

"Gjatë gjithë karrierës së saj", thuhet më tej në citime, "Pillay ruajti një busull të fortë morale dhe një respekt të palëkundur ndaj parimeve themelore të drejtësisë, duke ndihmuar në forcimin e rolit dhe efektivitetit të së drejtës ndërkombëtare".

 
 Në një konferencë për shtyp, pas njoftimit, Jorgen Watne Frydnes, Kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit, shpjegoi se Çmimi i Paqes i dhënë Navi Pillay-t është "mesazh për ata që sulmojnë dhe minojnë sistemin ndërkombëtar dhe institucionet e tij".

Kur gazetarët deshën të dinin pse çmimi iu dha një individi të vetëm dhe jo një gjykate ndërkombëtare ose ndonjë organi tjetër, Frydnes përsëriti se Pillay “ishte në ballë të zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare për dekada, deri më sot", ndaj është edhe fituesja ideale.

Një angazhim më i kohëpaskohshëm se kurrë, siç konfirmoi Shabia Mantoo, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë: "Ky është lajm i jashtëzakonshëm; ne kemi nevojë për përkushtim, e edhe angazhim më të madh për të drejtat e njeriut".

Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen komentoi:

"Në një botë që ka nevojë për drejtësi më shumë se kurrë ‘guximi dhe qartësia e saj morale janë busull e çmuar".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI