
Nëntë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në Erie të Pensilvanisë, në një ngjarje që autoritetet dyshojnë se është një vrasje e shumëfishtë e pasuar nga vetëvrasja e autorit. Mes viktimave raportohet se janë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, në një banesë në Perry Street.
Policia u njoftua rreth orës 17:00 për të shtëna brenda shtëpisë. Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari hapi zjarr ndaj personave që ndodheshin në banesë, duke vrarë disa prej tyre, përfshirë edhe dy fëmijë. Dy gra të tjera u gjetën të pajeta në rrugë, me plagë nga armë zjarri.
Pas sulmit, autori i dyshuar u mbyll brenda banesës. Njësitë SWAT ndërhynë dhe gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri. Sipas raportimeve të para, i dyshuari më pas dyshohet se vrau veten. Bilanci paraprak është nëntë viktima, përfshirë edhe autorin e dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.