Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Ishin nisur të vrisnin ‘të fortin’ në Lezhë/ Kush është Vinçent Piroli dhe pse SPAK ka interes

Lapsi.al 9 October 2026

Ishin nisur të vrisnin ‘të fortin’ në Lezhë/

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i policisë së Lezhës, duke sjellë arrestimin e 3 personave të armatosur që lëviznin me një motor të vjedhur në rrugën e vjetër të Lezhës, gati për të kryer vrasjen e një personi që njihet si i “fortë” në zonën e Lezhës.

Kapja e Vinçent Pirolit, Kristian Ymeri alias Shkambit dhe Elden Tarja po ndiqet nga policia dhe prokuroria e Lezhës, e cila ka nisur hetimet për “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Trafikim i mjeteve motorike”.

Por të dhënat flasin se kjo çështje nuk do qëndrojë gjatë në Lezhë, pasi interes për kapjen e tyre ka shfaqur dhe SPAK, me shpresën e rënies brenda një grupi kriminal që kryen vrasje me pagesë.

Mësohet se vrasja ishte planifikuar të kryej mëngjesin e sotëm, por autorët që kishin marë përsipër të kryenin këtë punë në teren, nuk kanë rritur të shquajnë në asnjë moment siluetën e objektivit që kërkonin.

Por gjatë ecjes në rrugë me motorin e vjedhur dhe të mbulur me skafandra, ata janë filmuar nga disa kamera sigurie të instaluara në në zonë. Ndërkohë njëherësh prezenca e tyre është vënë re dhe na banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia kriminale e Lezhës ka vlerësur maksimalisht informacionin duke kryer disa kontrolle në zonë dhe ngritur postoblloqe. Falë bllokimit të mirë të zonës dhe futjes me agjentë policie, është bërë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i personave që qëndronin mbi motor.

Gjatë kontrollit të tyre ju gjet armë zjarri dhe aparate telefonike. Njëri prej tyre është Vinçent Piroli, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe i skeduar nga policia si vrasës me pagesë.

Vetë Piroli, rezulton një personazh me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi më herët është akuzuar për një vrasje në Mal të Zi. Ndërkohë, në janar të 2022-shit ai vetë ka qenë shënjestër e një atentati në Shkodër.

Piroli është arrestuar nga policia në dalje të Lezhës, teksa lëvizte me një makinë tip Volsvagen. Në banesën e të arrestuarit Elden Tarja në Barbullush, dhe në ambientet përreth saj, u gjetën armë zjarri dhe motori i vjedhur në Suedi.

Policia sekuestroi gjithashtu automjetin “Volksvagen” dhe motorrin që dyshohet se u përdor nga të dyshuarit. Kjo ngjarje tashmë ka ngritur dyshimet e forta se kjo njësi e vrasësve me pagesë ka marë pjesë dhe në atentatin e rëndë të ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë “Tani i Ruzhdiut”.

Në të dyja rastet personat kanë vepruar të hipur në motor dhe kanë qënë të paisur me pistoleta. /E.Qyno Syri Tv 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI