
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e Fratarit. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit, ndërsa po ndërhyhet edhe për normalizimin e trafikut. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në përplasje.