Flash

Specialistët e Kadastrës “zbarkojnë” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

Lapsi.al 12 September 2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral dhe saktësimit të hartave në territorin e Bashkisë Himarë, duke u ndalur këtë herë në fshatin Piqeras. Procesi synon përmirësimin e të dhënave kadastrale dhe krijimin e një pasqyre sa më të saktë të pasurive të paluajtshme, përmes evidentimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin kadastral dhe hartat përkatëse.

Për këtë proces, ASHK kërkon bashkëpunimin me banorët e zonës. Kontributi i tyre është i rëndësishëm për identifikimin e saktë të pasurive, verifikimin e të dhënave dhe plotësimin e informacionit të nevojshëm për një proces sa më të plotë dhe të besueshëm.  Përmirësimi i regjistrit kadastral dhe saktësimi i hartave përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë juridike mbi pronën, shmangies së pasaktësive dhe ofrimit të shërbimeve kadastrale mbi bazën e të dhënave sa më të sakta.

Ndërkohë në fillim të kësaj jave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës nisi evidentimin derë më derë të shtëpive pa dokumentacion pronësie. Procesi nisi fillimisht me fshatin Palasë, për t’u shtrire më pas në të gjitha zonat e tjera rurale dhe urbane të vendit. 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI