Flash

Gentian Çipi, kush është i burgosur shqiptar që i iku policisë greke

Lapsi.al 12 September 2026

Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. 41-vjeçari nga Korca rezulton person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese. Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Çipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij. Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Cipi arriti të arratisej.

Policia greke arriti ta identifikojë Cipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli, 31 vjeç dhe Kleo Topa, 24 vjeç, edhe këta nga Korça. Sipas policisë greke, Gentian Cipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli. Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI