Flash

Diaspora zbarkon në Tiranë për protestën e 105-të, shqiptarët udhëtojnë prej tri ditësh drejt kryeqytetit

Lapsi.al 12 September 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 105-të, këtë herë me pjesëmarrjen e shqiptarëve të diasporës. Grupe të nisura nga Anglia dhe vende të Bashkimit Europian po mbërrijnë në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit.Prej tri ditësh, ata kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në një kolonë automjetesh. Flamujt kuqezi, simbolet kombëtare dhe sloganet politike kanë shoqëruar rrugëtimin e tyre. Pjesëmarrësit thonë se po vijnë në Tiranë për të kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë aktuale. Sipas tyre, vështirësitë më të mëdha gjatë udhëtimit janë hasur në kufirin me Malin e Zi.

Kjo nuk është hera e parë që diaspora i bashkohet protestës. Edhe gjatë tubimeve të mëparshme, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë marrë pjesë në mobilizimet në kryeqytet. Protesta nisi në Zvërnec, pas përplasjes mes banorëve dhe rojeve private gjatë kundërshtimit të rrethimit të zonës. Më pas, tubimet u zhvendosën në Tiranë. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët janë mbledhur çdo ditë kundër qeverisë. Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë mbeten kërkesat kryesore.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI