Flash

Rama pritet me protesta jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Lapsi.al 12 September 2026

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta këtë të shtunë në Vlorë, gjatë takimit të tij me strukturat socialiste dhe qytetarët në Pallatin e Kulturës. Ndërsa Rama ndodhej brenda sallës, ku po diskutonte për Reformën Territoriale, disa qytetarë u mblodhën jashtë godinës për të protestuar.

Policia shoqëroi Baki Goxhajn, një prej organizatorëve të protestës, si dhe tre persona të tjerë që ndodheshin pranë Pallatit të Kulturës. Goxhaj është një prej aktivistëve të përfshirë në protestat që prej 105 ditësh zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë. Ai u bë i njohur edhe pas ndalimit nga forcat izraelite gjatë pjesëmarrjes në “Flotiljen Sumud”, e nisur me ndihma drejt Gazës.

Sipas raportimeve, protestuesit po prisnin përfundimin e takimit të Ramës për të vijuar protestën. Pas shoqërimit të Goxhajt, bashkëshortja e tij kundërshtoi veprimin e policisë dhe kërkoi sqarime për ndalimin e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI