Flash

Skandal me fondet e kulturës, ish-ministri i Orban me pranga në duar para gjyqit

Lapsi.al 1 October 2026

Skandal me fondet e kulturës, ish-ministri i Orban me pranga në duar

Ish-ministri hungarez i Kulturës dhe Inovacionit, Hankó Balázs, është paraqitur të enjten në Gjykatën e Rrethit të Kecskemétit me pranga dhe nën shoqërimin e autoriteteve. Deputeti i Fidesz-it pritet të dalë para gjyqtarit të hetimeve dhe ky i fundit do të vendosë nëse Hankó do të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të hetimeve.

Hankó po hetohet në lidhje me shpërndarjen e fondeve të Fondit Kombëtar të Kulturës (NKA). Sipas raportimeve të mediave hungareze, ish-ministri është shoqëruar në gjykatë nga punonjës të Administratës Kombëtare Tatimore dhe Doganore (NAV).

Sipas mediave të huaja, gazetarët e pranishëm para sallës së gjyqit janë mbajtur në distancë nga autoritetet. I pyetur se si ishte ndjerë gjatë qëndrimit në paraburgim, Hankó është përgjigjur shkurt: “Kam deklaruar gjithçka.”

Në momentin e përgjigjes, ish-ministri ishte i prangosur. Hankó ka qëndruar rreth 15 minuta në sallën e gjyqit dhe më pas, ai është rikthyer për seancën së bashku me avokatin e tij. Sipas hetimeve, Hankó ka marrë pjesë drejtpërdrejt në vendosjen dhe shpërndarjen e qindra fondeve të NKA-së gjatë kohës që ishte ministër i Kulturës.

Këto fonde duhej të përdoreshin për qëllime kulturore. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se një pjesë e tyre mund të jetë përdorur për qëllime të tjera. Mes dyshimeve është edhe përdorimi i fondeve për fushatën zgjedhore të Fidesz-it. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se disa prej fondeve mund të jenë përdorur për qëllime private nga përfituesit.

Parlamenti i hoqi imunitetin

Prokuroria hungareze kishte kërkuar javën e kaluar heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit. Më pas, parlamenti hungarez e miratoi kërkesën të hënën dhe ky vendimi i hapi rrugë procedimit penal ndaj Hankó-s.

Pas vendimit të parlamentit, ish-ministri qëndroi për disa orë në zyrën e tij në parlament. Më vonë, pasi mori zyrtarisht fletëthirrjen, ai u paraqit në qendrën e NAV-së në rrugën Huszti. Autoritetet e arrestuan zyrtarisht dhe e transferuan në Kecskemét. Tani pritet vendimi i gjykatës për masën që do të merret ndaj ish-ministrit./

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI