Flash

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese pranë bashkisë Shkodër

Lapsi.al 12 September 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në oborrin e një banese në qendër të qytetit, prapa bashkisë së Shkodrës.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

"Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI