Flash

Kokaina mes luleve nga Kolumbia, identifikohet shqiptari i arrestuar në Greqi

Lapsi.al 12 September 2026

Është zbuluar identiteti i shqiptarit të arrestuar në Greqi, i dyshuar si drejtues i një rrjeti që trafikonte kokainë të fshehur në ngarkesa me lule nga Kolumbia.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Lulzim Caka, i njohur edhe me aliasin John Franko. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe sipas të dhënave të publikuara, është dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Caka është bërë i njohur edhe për arratisjen nga burgu në Shqipëri në vitin 2019. Ai ka pasur më herët përplasje edhe me drejtësinë greke. Në vitin 2022, Greqia refuzoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij.

Arrestimi i 56-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Droga fshihej në ngarkesa me lule të importuara nga Kolumbia. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e Cakës në rrjet, si edhe lidhjet e tij me persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Të këshilluara

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI