Flash

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

Sot protesta e madhe kundër Ramës, autokolona me shqiptarët nga diaspora drejt Tiranës

Lapsi.al 12 September 2026

Sot mbahet protesta e 105-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimit të sotëm do t'i bashkohen edhe shqiptarët e diasporës. Siç shihet edhe në pamje, shqiptarët nga diaspora janë nisur nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në protestën kombëtare që do zhvillohet në Tiranë.

Të ardhur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian, ata kanë udhëtuar për tre ditë me radhë, duke formuar një kolonë automjetesh të mbushura me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike.

“Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve që shoqëron automjetet e tyre gjatë rrugëtimit drejt Shqipërisë.

Pjesëmarrësit shprehen se janë nisur drejt vendit për të protestuar dhe për të përcjellë një mesazh politik, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e qeverisë aktuale. Shqiptarët e diasporës thonë se pengesat më të mëdha i kanë hasur gjatë kalimit në kufirin me Malin e Zi.

“Kemi tre ditë që udhëtojmë drejt Shqipërisë dhe pengesat më të mëdha i kemi hasur në kufirin me Malin e Zi”, kanë deklaruar disa prej pjesëmarrësve.

Kjo nuk është hera parë që diaspora i bashkohet protestës në Tiranë. Edhe në disa tubime të tjera, diaspora ka mbushur plot sheshet në Kryeqytet. 

Protesta nisi në Zvernec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që po protestonin kundër rrethimit të zonës. Nga protesta për kundërshtimin e projektit në Zvërnec, tubimi u zgjerua dhe mori një dimension tjetër politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike. 

Prej më shumë tre muajsh, tashmë Tiranë është shndërruar në epiqendrën e protestave kundër qeverisë Rama, me qytetarë që mblidhen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar ndryshime politike. Tubimet janë mbajtur çdo ditë, duke krijuar një formë të re proteste politike në vend, e cika ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Të këshilluara

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI