Flash

Situata me zjarret në vend, 3 vatra mbeten aktive

Lapsi.al 12 September 2026

11 vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në territorin e Shqipërisë, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive, sipas përmbledhjes së Ministrisë së Mbrojtjes.

Vatrat aktive ndodhen në Gallatë të Kurbinit, ku zjarri vijon në shkurre dhe pisha, por pa rrezik për zonat e banuara; në Librazhd Katund, ku janë angazhuar 5 efektivë të MZSH Librazhd; si dhe në Bularat, Dropull, ku janë angazhuar 10 efektivë të MZSH, 5 forca bashkiake dhe 25 efektivë të FA. Edhe në këto zona nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Qarkun Dibër, zjarri në Lundre–Madhesh është shuar, ndërsa vatrat në Cerrujë, Mali i Allushit dhe Selishtë janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në Qarkun Fier, vatrat në Bitaj, Lushnjë dhe Rërës, Patos janë shuar plotësisht. Në operacione janë angazhuar 119 forca operacionale vendore dhe lokale, 12 automjete zjarrfikëse, si dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI