Flash

Shpallet në kërkim Alket Rizai, tjetër rekord i arratisjes për shqiptarin

Lapsi.al 14 September 2026

Vetëm pak muaj para se të fitonte lirinë pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke, Alket Rizai është shpallur sërish në kërkim. Ai nuk u rikthye në burgun e Dhomokosit pas përfundimit të lejes së posaçme, duke vënë në lëvizje policinë greke.

Sipas autoriteteve greke, Rizai duhej të paraqitej në burgun e Dhomokosit këtë mëngjes, në orën 08:00, pasi i kishte përfunduar leja. Por ai nuk është paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Mungesa e tij vjen vetëm dy ditë pas një incidenti të regjistruar në një lokal, ku Rizai dyshohet se është përfshirë në një konflikt me badigardët e një prej lokaleve.

Policia greke ka përdorur pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin e tij. Pas konstatimit se nuk ishte rikthyer në burg, autoritetet kanë aktivizuar kërkimet për gjetjen e tij.

Alerti për Alket Rizain është shpërndarë në të gjitha rajonet policore të Greqisë, ndërsa njoftimi është dërguar edhe në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të vendit, me qëllim parandalimin e largimit të tij nga territori grek.

Rizai ndodhej në muajt e fundit të dënimit dhe pritej të lirohej brenda një periudhe të shkurtër. Pas më shumë se 25 vitesh të kaluar në burgjet greke, ai pritej të përfundonte dënimin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI