
Nis sot viti i ri shkollor 2026-2027. Këtë vit në rrethin e Beratit kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 42 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme, profesionale, publike dhe private). Nga shifrat e këtij viti,të krahasuara me një vit më parë, vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.
Në rënie ka qënë edhe numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Ndërkohë një vit më parë, numri i nxënësve ishte 6670 nxënës në shkollat publike dhe 770 nxënës në shkollat private. Duket qartazi se kemi një rënie të numrit të nxënësve.
Në rënie ka qenë këtë vit edhe numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e klasës së parë. Këtë vit arsimor 2026-2027 në klasat e para do të mësojnë 371 vogëlushë, ndërkohë që vitin e kaluar ky numër ka qenë 440.
Edhe pse kemi pasur këtë vit një rënie të numrit të nxënësve, nga Zyra Arsimore Rajonale Berat nuk raportohet asnjë shkollë e mbyllur.
Në të gjithë rrethin e Beratit, nuk do të ketë këtë vit mësim me dy turne,pas rikonstruksionit të shkollën 9-vjeçare "22 Tetori" në Berat dhe rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme të bashkuar "Koço Brisku" në fshatin Lapardha.
Numri i nxënësve për vitin arsimor 2026-2027
-5900 është numri i nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë në shkollat publike dhe 680 në shkollat private.
-371 fëmijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës..
Numri i nxënësve për vitin e kaluar kanë qenë:
-6670 ishte numri i nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë në shkollat publike dhe 770 në shkollat private.
-440 fëmijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.