Flash

Rama thotë dy fjalë për Ergys Agasin: Askush nuk flet në emrin tim

Lapsi.al 11 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për biznesmenin Ergys Agasi dhe raportet e tij me të. Në podkastin me Rudina Xhungën, Rama tha se marrëdhëniet personale apo fotografitë me persona të ndryshëm nuk përbëjnë funksion publik dhe nuk u japin atyre të drejtën të flasin apo të veprojnë në emër të tij. 

Rama tha se nuk ka autorizuar asnjëherë askënd të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin e tij. “Në emrin tim flas vetë”, theksoi ai.

“Mua më kanë bërë shumë afërsi ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua, me një njeri apo tjetrin, nuk është në funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që flasin në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar ndonjëherë njeri të flasë në emrin tim. 

Unë nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim. Patjetër që mua më vjen keq kur gjendem në situatën kur dikush, me të cilin kam pasur një marrëdhënie njerëzore, për një arsye a tjetër, ekspozohet si një njeri që ka probleme me ligjin. 

Por ama, nga ana tjetër, jam krejtësisht i çliruar dhe pa asnjë problem, përtej keqardhjes, edhe për veten në një farë mënyre, sepse secili atje është përballë ligjit me veten dhe avokatët e vet.

Në emrin tim kush nuk flet. T’i hysh kësaj: “Pse fole në emrin tim?”, i bie të mos bësh asnjë punë tjetër. Unë mendoj që njerëzit që më njohin e dinë që në emrin tim nuk flet dot njeri. 

Ata që nuk më njohin dhe mendojnë se të tjerë flasin në emrin tim, më vjen keq për ta. Por të gjithë duhet ta dinë se në emrin tim unë flas vetë” – tha Rama. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI