Flash

Rama: Meta ishte talent, por s’e mbajti dot peshën dhe u katandis...

Lapsi.al 11 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ish-presidentin Ilir Meta gjatë podkastit "Flasim" përballë Rudina Xhungës.

Rama thotë se pushteti është kafshë e përbindshme dhe se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit ndaj dhe u katandis në një personazh qesharak.

Sa për mbajtjen në qeli të kryetarit të Partisë së Lirisë, Kryeministri thotë se paraburgimi i gjatë është i pajustifikuar.

“Për Ilir Metën ndiej keqardhje. Ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është kafshë e përbindshme, është zor ta mbash. Ka ngrënë e ka futur ndër vete shumë burra. Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe përfundoi si përfundoi, u katandis në një personazh qesharak.

Sa i përket paraburgimit, nuk është sekret që unë kam rezerva shumë serioze për praktikën e paraburgimit. Jemi një vend në rekord të zi dhe asnjë paraburgim, përjashto ato të krimit të organizuar që mirë bëjnë, nuk shoh asnjë paraburgim të gjatë të justifikuar”, - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI