Flash

Rama: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë

Lapsi.al 11 September 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetaren Rudina Xhunga në podcastin Flasim të Kryeministrit, u pyet për fëmijërinë dhe disa aludime që thonë kundërshtarët politikë se ai ka qenë i bullizuar.

Rama tha se nuk ka qenë kurrë i bullizuar, ndërsa tregon dy episodet kur në jetë ai është dhunuar.

 
“Kam qenë rebel, thyeja thuajse çdo kufi, por i bullizuar asnjëherë. Kam në jetën time dy rrahje, ku nuk kam rrahur por më kanë rrahur. Njëra në dyshen e pallatit të sportit Partizani pas ndeshjes me Apolloninë. Ishte një ndeshje e tensionuar dhe duke qenë se unë dhe si lojtar isha nganjëherë dhe provokator, provokimet dhe kundërprovokimet dhe tensionin në fushë e pagova me një rrethim nga ca çuna që me shpejtësi pabesisht dhe mora disa goditje dhe mbeta përtokë në dysheme. Tjetra është rrahja që dihet botërisht e janarit 97 kur më bënë pritë te rruga që futej për të hyrja e shtëpisë dhe më lanë duke menduar se isha i asaj bote. Ky ishte dhe opinioni i mjekut këtu dhe atij në Francë, dhe thënë që më kishte shpëtuar lartësia, sepse goditjet gjithsesi janë disi më pak efektive kur je më lart sesa ai që të agreson. Edhe sporti, fiziku im”, tha Rama.

 
Në lidhje me deklarata e bëra nga Sali Berisha se kur është dhunuar në ’97 ka qenë me një burrë, Rama dha këtë përgjigje: Riprodhohen nga një gojë e shthurur që nuk dua të merrem, merrem vetëm kur ma imponon fushata, tani është përtej çdo kufiri moshor që mund të thuash neglizhohet dhe është kaq e qartë saqë jo vetëm që s’ka pasur lidhje me krim pasioni dhe s’kam qenë me një burrë, por kam qenë me një vajzë që bashkëjetoja dhe me një shok që jetonte në apartamentin tonë sepse ishte nga Shkodra.

“Njëri nga ata janë plotësisht të njohur për mua, njëri është penduar, tani ka ndërruar jetë, tjetri nuk e ka pranuar dhe as e kam pyetur, por është penduar në një mënyrë tjetër duke treguar miqësi…”, shtoi ai më tej në lidhje me personat që e kanë dhunuar.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI