Flash

Dalin dokumentet/ CIA paralajmëroi për sulmet e 11 shtatorit me avionë

Lapsi.al 11 September 2026

CIA amerikane deklasifikoi sot më shumë se 70 memorandume të inteligjencës presidenciale në lidhje me organizatën xhihadiste “Al Kaeda” dhe ish-udhëheqësin e saj, Osama bin Laden, 25 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. 

Publikimi i këtyre dokumenteve ofron "transparencë të paparë" në këtë rast të ndjeshëm, pasi ato mbulojnë vitet para vitit 2001 dhe një ditë pas sulmit, "një nga momentet më të errëta në historinë tonë", siç e përshkroi CIA në deklaratën e saj.

Dokumentet kanë fiksuar “historinë e ndryshimit të perceptimit” që analistët e CIA-s kishin për al-Kaedën dhe përpjekjet e tyre për të përcaktuar planet e Osama bin Ladenit, pavarësisht informacionit fragmentar, të paqartë dhe të paplotë”, shtoi ai.

Në një nga dokumentet, të datës 10 shtator 1998, CIA paralajmëron se al-Kaeda mund të “hedhë një aeroplan të mbushur me eksplozivë në një qytet amerikan”. Në një tjetër, të datës 4 dhjetor 1998, agjencia thotë se Osama bin Laden “dhe aleatët e tij po përgatiten për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë rrëmbimin e një aeroplani”.

Më 11 shtator 2001, 19 anëtarë të Al-Kaedës rrëmbyen 4 aeroplanë në sulme të koordinuara vetëvrasëse në Nju Jork dhe Uashington, të cilat vranë afërsisht 3,000 njerëz. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI