Flash

“Ballukun e mbajte, Veliajn e lëshove”/ Rama: Nuk kisha çfarë të bëja

Lapsi.al 11 September 2026

Kreu i qeverisë, Edi Rama, u shpreh se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka një çështje me drejtësinë, dhe se ai në lidhje më këtë nuk ka komentuar, por vetëm mbi standardin dhe parimin. Në një intervistë me Rudina Xhungën në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se në këtë çështje me drejtësinë, nuk e mbron askush.

“Në rastin e Belinda Ballukut u ngatërrua shumë keq një gjë tjetër, që nuk kishte lidhje me të. U përdor masë absurde e pandodhur në historinë e botës, pezullimin e një ministri nga detyra. Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidentin.

Nuk i sfidova unë, u sfiduan Kushtetuta e Shqipërisë, u sfidua një pushtet i pavarur. Ne nuk jemi të pavarur nga ligji, ne duhet ta zbatojmë, ata janë atje të pavarur nga ne. Ata nuk janë të pavarur në pikën që të vendosin për ne. Aty u shkel vija e kuqe, unë isha cinik në raport me të nesërmen.

Në rastin e Ballukut, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër dhe në territorin tonë si shumicë parlamentare dhe në territorin e presidentit. Balluku ka një çështje me drejtësinë, në atë çështje unë nuk kam thënë asgjë, është i njëjti standard, nuk kam folur as për çështjen e Beqajt për të cilin pres të shoh ku është korrupsioni, pres ta shoh, nuk e kam parë akoma.

Kam folur vetëm për çështje të parimit dhe standardit, kështu që ajo ka një çështje me drejtësinë aty as unë dhe askush nuk e mbron, aty ajo mbron veten e vet për sa i takon të mbrojë veten e vet”, - tha Rama.

I pyetur për perceptimin se Ballukun e mbrojti ndërsa Erion Veliajn e lëshoi Rama ka thënë se në rastin e kryebashkiakut nuk kishte asgjë në dorë.

“Ça do të thotë që "u la"? Do bënim demonstratë ne? Ky është perceptim i njerëzve që e shohin në mënyrë perverse gjënë dhe që do i bënin këto gjëra po të ishin në  vendin tim.

Që kryetari i zgjedhur të rrijë i mbyllur në paraburgim është një absurd i kryeqytetit. E pamundur të komunikosh. Tirana është një shembull absurd. Ka vetëm dy raste të ngjashme, njëri rast në Hungari dhe njëri në Turqi. Strasburgu i ka rrëzuar të dyja rastet si shkelje të të drejtave të njeriut. 

Që kryetari i zgjedhur i kryeqytetit të rrijë i mbyllur në paraburgim dhe t’i të mos kesh asnjë mundësi të bësh zëvendësim, sepse Kushtetuesja tha ‘është në detyrë’, ky është një absurd. Kryeqyteti po e vuan mungesën e drejtimit. Unë e shoh në raportet me bashkinë sesa e pamundur është. 

Deputetët e Tiranës janë të frustruar në kulm. Unë s’jam dakord me Braçen sepse je në shumicë qeverisëse, por nga ana tjetër është se ato probleme që ngre janë probleme që lidhen me bashkinë. Bashkia nuk ka kokë. 

Është një eksperiment social politik e ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë. Por mendoj se SPAK është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 35 vite”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI