Flash

Rama: Në Sazan, ndërtime në 8% të ishullit ndërsa në Zvërnec...

Lapsi.al 11 September 2026

Në intervistën maratonë që dha për gazetaren Rudina Xhunga, kryeministri Edi Rama foli edhe për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit.

Rama tha se janë dy projekte të ndryshme, se në Sazan do të ndërtohet vetëm në 8% të sipërfaqes së ishullit dhe se negociatat me investitorët vijojnë ende. 

"Sazani dhe Zvërneci janë dy projekte të ndryshme. Të njëjtët investitorë, por dy projekte të ndryshme. Janë dy prona të ndryshme. Sazani është pronë shtetërore, Zvërneci është pronë private. Në Zvërnec po punonte kompania e cila, sipas ligjit dhe bazuar në procedurën e dhënies së një lejeje paraprake, merr të drejtën e vendosjes së rrethimit.

Në Sazan kanë nisur negociata. Ishulli është 560 hektarë dhe diskutojnë vetëm për 8%, sepse ne kemi vënë kufizime. Sipërfaqja e ndërtueshme është 8%, pra rreth 45 hektarë. Pra, një hartë prone nuk është hartë ndërtimi.

S’kam folur kurrë me Trump për këtë projekt. Në Zvërnec kemi një histori tjetër, që është histori disavjeçare. Jemi sot në pritje të një projekt-propozimi, pasi ne kemi refuzuar projektet e mëparshme.

E para një herë, s’ka si të ketë shitje. Sazani është nën negociata, prej vitesh. Ne negociojmë me palën tjetër, për si do të ndërtohet bashkëpunimi me Sazanin, ne i kemi vënë disa kufij, Sazanin nuk kanë kërkuar asnjëherë ta blejnë. Nuk ka asnjë kontratë sot që flasim, ka vetëm negociata. Sazani nuk është një thesar që ka kontabilitet, është një territor i cili është shumë i bukur por edhe problematik. Sazani është zonë e minuar, aty duhet të bëhet çminim.

Në Sazan nuk ka ujë, nuk ka drita. Kjo nuk e bën Sazanin një aset të padiskutueshëm. Dua të theksoj se qoftë paraardhësi im, qoftë Fatosi, kanë dashur të sjellin investitorë, por nuk është finalizuar. Unë kam pasur qasje për Sazanin në dy raste të tjera, por nuk janë materializuar.

Ata do të bëjnë aty një destinacion eksperience. Do të ketë vila, por edhe hotele të nivelit më të lartë në botë. Cheval Blanc është një firmë që s’të vjen në Shqipëri kështu. Atlantis është hoteli i famshëm në Dubai. Është Atlantisi i parë që hyn në Evropë.

Aty do të ketë edhe të tjera gjëra që lidhen me shëndetin, kalërimin. Ne jemi duke punuar për një investim të rëndësishëm shëndetësie në Vlorë. Në Zvërnec kemi një histori tjetër, që është histori disavjeçare dhe faktikisht sot jemi në pritje të një projekti, pasi ne kemi refuzuar projektin e parë.

Ne presim që të vijë projekti për Zvërnecin, ndërkohë për Sazanin nuk kemi mbaruar akoma negociatat, sepse Zvërneci është privat dhe Sazani është tokë shtetërore dhe do të mbetet shtetërore”, - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI