Flash

Papa në Paris, 700 mijë besimtarë në meshë

Lapsi.al 26 September 2026

 Rreth 700 mijë besimtarë u mblodhën në Place de la Concorde në Paris për meshën e kremtuar nga Papa Leo, në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë. Ceremonia në natyrë u zhvillua përpara një turme të madhe, ndërsa në shesh ishin të pranishëm rreth 2,400 priftërinj dhe dhjakë, afërsisht 100 peshkopë, më shumë se 1,000 këngëtarë dhe 400 asistentë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë homelisë, Papa Leo i ftoi besimtarët të reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe të pyesin veten se cila është etja e tyre më e thellë. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e lidhjes së tepruar me pasuritë materiale dhe kënaqësitë e menjëhershme, duke e vënë theksin te besimi, paqja dhe dashuria. Një mesazh të veçantë Papa Leo ua drejtoi të rinjve, duke i cilësuar ata si 'Kisha e sotme' dhe duke vlerësuar entuziazmin, energjinë dhe angazhimin e tyre në komunitetet e krishtera.

Të këshilluara

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI