
Shkollat në Gjermani janë mbyllur sot në shenjë proteste kundër mundësisë së rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Më shumë se 100 protesta janë planifikuar në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Berlinin, Hamburgun, Kielin dhe Frankfurtin.
Protestat zhvillohen pas miratimit të një ligji të ri që synon rritjen e numrit të ushtarëve përmes shërbimit vullnetar, ndërsa në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë ose mungesës së vullnetarëve. Parlamenti mund të rikthejë një formë të shërbimit të detyrueshëm.
Sipas rregullave të reja, 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor për interesin ndaj ushtrisë, ndërsa meshkujt do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimit mjekësor për të vlerësuar përshtatshmërinë për shërbim. Masa ka shkaktuar reagime te të rinjtë, veçanërisht pas raportimeve se disa prej tyre kanë marrë thirrje për ekzaminim edhe pse kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për t’u bashkuar me ushtrinë.
Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani u pezullua në vitin 2011, ndërsa qeveria aktuale synon forcimin e Bundesëehr-it pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Ushtria gjermane ka aktualisht rreth 186 mijë ushtarë dhe plani është që numri të rritet në 260 mijë në fillim të dekadës së ardhshme, krahas rreth 200 mijë rezervistëve.