Flash

Rritja e çmimit të naftës, 500 kamionë protestojnë nëpër rrugët e vendit (VIDEO)

Lapsi.al 26 September 2026

Rritja e çmimeve të karburantit ka nxitur protesta në Portugali, ku rreth 500 kamionë kanë dalë në rrugë në veri të vendit, ndërsa në Lisbonë shoferët kanë protestuar me boritë e automjeteve. Marshimi nisi në orët e para të mëngjesit në një zonë industriale në periferi të Portos. Kamionët e kompanive të ndërtimit që nuk përfitojnë nga subvencionet e qeverisë për sektorin e transportit, u nisën drejt Coimbrës.

Konvoji ka përshkuar autostradën që lidh veriun me jugun e Portugalisë dhe pritet të përshkojë rreth 140 kilometra. Në nisje, kamionët kanë lëvizur me shpejtësi të reduktuar në korsinë e djathtë, pa bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve të tjera.

Mediat shkruajnë se protestuesit kërkojnë uljen e taksave mbi karburantet, si dhe pezullimin e disa tarifave dhe masave të punës në distancë. Ata shprehen se rritja e vazhdueshme e kostove po e vështirëson ndjeshëm aktivitetin e tyre. Në Lisbonë, drejtuesit e mjeteve kanë organizuar një protestë me përdorimin e borive në një nga urat mbi lumin Tagus, duke kundërshtuar çmimet e larta të karburanteve.

Çmimet e karburanteve në Portugali kanë arritur nivele rekord gjatë kësaj jave. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Energjisë, çmimi mesatar i naftës ka kaluar 2.22 euro për litër, ndërsa benzina ka arritur në rreth 2.11 euro për litër. Përballë situatës, qeveria portugeze ka marrë disa masa për të kufizuar ndikimin e rritjes së çmimeve. Që prej marsit janë ulur taksat mbi karburantet, ndërsa janë parashikuar edhe mekanizma për ndërhyrje në rast të krizave energjetike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI