Flash

Asllani në dyshim, Mitaj ulet në stol: Maran ndryshon formacionin, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria

Sipas të gjitha atyre që janë parë në këto ditë përgatitje, do të jetë një Shqipëri ndryshe ajo që do të zbresë në fushë përballë Bjellorusisë.

Lapsi.al 26 September 2026

Sipas të gjitha atyre që janë parë në këto ditë përgatitje, do të jetë një Shqipëri ndryshe ajo që do të zbresë në fushë përballë Bjellorusisë. Në debutimin në Nations League, Rolando Maran është i orientuar të përdorë fytyra të reja, nga ato të zakonshmet e formacionit titullar të kuqezinjve. Sikur të mos mjaftonte lënia jashtë grumbullimit e Armando Brojës dhe Nedim Bajramit, edhe Klinsman Cake nuk ja ka dalë për të qenë në fushë kundër bjellorusëve, njësoj si Ivan Balliu. Pastaj teknikut i është dashur të bëjë llogaritë edhe me disa nga ata që nuk luajnë kurrë, duke u vënë kështu para një dileme të madhe, nëse do të ulë në stol Mario Mitajn që nuk e ka parë fushën që kur u transferua te Genoa për ti dhënë fanellën e titullarit Stavro Pilos.

Në portë është i sigurtë Etrit Berisha, i rikthyer pas viteve mungesë me Kombëtaren. Nuk ka dyshime as për dyshen e qendrës Gjimshiti-Ismajli, me Hysajn që nuk ka rivalë në të djathtë dhe Pilo që është i favorizuar ndaj Mitajt. Rikthimi në seancën e fundit zyrtare të stërvitjes i Kristjan Asllanit i ka rritur kuotat e mesfushorit, por nuk përjashtohet që ai ta nisa nga pankina me Shehun e Ramadanin përpara mbrojtjes. 

Në mbështetje të Rei Manajt janë edhe ndryshimet më të forta. Maran zgjodhi të linte në tribunë Kerjotën e Hasën, duke preferuar para tyre në radhët e ekipit Samuele Sinën dhe Klevi Qefaliajn. Por këto zgjedhje kanë qenë thuajse të detyruara për trajnerin e Kombëtares. Sina u zgjodh si alternativë në mbrojtje, pasi Cake u la përfundimisht jashtë për këtë ndeshje për shkak dëmtimi. Në dispozicion për qendrën e mbrojtjes mbetej vetëm Kumbulla, i cili nuk ëshë në gjendjen më optimale pasi ka shumë kohë që nuk luan, ndaj Maran vendosi që të mbante edhe 19-vjeçarin i cili po luan rregullisht në radhët e Union Breshias në Itali. I njëjti diskutim vlen edhe për Qefaliajn, i cili është preferuar para emrave si Hasa e Kerjota, apo edhe Fetai të cilët do të ishin alternativa për fazën ofensive, pasi mungojnë lojtarët në qendër të mesfushës si pasojë e dëmtimeve të Laçit e Pajaziti. Kështu, Ernest Muçi do të jetë fantazia e ekipit, ndërsa Hoxha në të majtën dhe Seferi në të djathtën do të jenë në mbështetje të qendrës së sulmit.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI