
Kur mbeten vetëm pak orë nga përballja me Bjellorusinë në debutimin e Kombëtares në Nations League, vëmendja kthehet edhe te bilancet. Natyrisht nuk vendosin ato fituesin në fushë, por japin një ide të momenteve që po kalojnë dy skuadrat dhe nivelin që kanë në raport me njëra-tjetrën.E kështu, në vigjilje të debutimit në Nations League, le të shohim edhe historinë e përballjes me Bjellorusinë ndër vite. Janë tre fitore, dy barazime e dy humbje, por në 16 vitet e fundit nuk kemi njohur asnjë rezultat negativ përballë tyre, për 4 takime rradhazi.
Në 7 ndeshje, 3 janë fitoret e kuqezinjve dhe 2 të bjellorusëve, me dy takime që janë ndarë në paqe. Në dukje, një historik pothuajse në ekuilibër, nëse nuk do të ishte një përmbysje në vite e situatës, që tregon rritjen e Shqipërisë, nga ai 2-2 në 2 shtator 2006 në Minsk, kur dy formacionet u vunë për herë të parë përballë. Pikërisht në ato kualifikuese europiani erdhi edhe humbja e parë për skuadrën që drejtohej nga Otto Baric. Suksesi i parë i kuqezinjve është ai në 26 mars 2011 kur mposhtën 1-0 bjellorusët në Tiranë, pasi kishim humbur në të njëjtën fushatë për europianin 2012, 2-0 në transfertë.
Nga kjo datë, Shqipëria nuk njeh më humbje përballë Bjellorusisë në katër ndeshje radhazi, me tre fitore dhe një barazim. Dy sukseset e fundit kanë qenë ato të vitit 2020, nën drejtimin e Edi Rejas, 0-2 në Minsk dhe 3-2 në Arenën Kombëtare. Si për koincidencë edhe atëherë një trajner italian, edhe atëherë për Nations League, aty ku edhe Maran kërkon ta nisë në mënyrën e duhur, duke marrë fitoren e parë në krye të pankinës kuqezi.
HISTORIKU I NDESHJEVE ME BJELLORUSINË
2 shtator 2006 Bjellorusi-Shqipëri 2-2 Kualifikuese europiani
17 nentor 2007 Shqipëri-Bjellorusi 2-4 Kualifikuese europiani
12 tetor 2010 Bjellorusi-Shqipëri 2-0 Kualifikuese europiani
26 mars 2011 Shqipëri-Bjellorusi 1-0 Kualifikuese Europiani
15 nentor 2013 Bjellorusi-Shqipëri 0-0 Miqësore
4 shtator 2020 Bjellorusi-Shqipëri 0-2 Nations League
18 nentor 2020 Shqipëri-Bjellorusi 3-2 Nations league
Totali: 3 fitore 2 barazime 2 humbje