Flash

Largohen Maldini e Leonardo, Italia vend skenarësh e prapaskenash: “Këta nuk duan ndryshimin”

Dorëheqja e Paolo Maldinit dhe Leonardos u bë e ditur dje nga vetë ata, sapo mësuan se Andrea Pirlo nuk do të bëhej trajner i Kombëtares

Lapsi.al 28 July 2026

Italia e futbollit është kthyer një muaj pas në kohë, kur Giovanni Malagò sapo ishte zgjedhur president i ri i FIGC-së dhe duhej të emëroheshin drejtori teknik dhe trajneri i Kombëtares. Dorëheqja e Paolo Maldinit dhe Leonardos u bë e ditur dje nga vetë ata, sapo mësuan se Andrea Pirlo nuk do të bëhej trajner i Kombëtares dhe se emri i ish-mesfushorit Thiago Motta nuk e bindte aspak presidentin Malagò.

Madje, përshtypja e të dyve është se çështja ruse ishte vetëm një pretekst për të eliminuar një kandidat që nuk e kishte bindur kurrë presidentin e Federatës, duke u dhënë sigurinë se autonomia e premtuar në momentin e emërimit ishte më shumë fasadë sesa reale. Jo rastësisht, sipas arsyetimit të bërë nga Maldini dhe Leonardo, menjëherë u rikthyen në skenë emrat e Roberto Mancinit dhe Antonio Conte, të cilët ishin përjashtuar pothuajse menjëherë nga ish-drejtuesit e Kombëtares.

Prandaj, më mirë të largoheshin sesa të qëndronin pa autonomi vendimmarrëse. Ky është mendimi i drejtuesve vetëm për 17 ditë në Kombëtare, Maldini dhe Leonardo, të cilët ende nuk kanë bërë një koment zyrtar, megjithëse Corriere della Sera zbulon një mendim të përbashkët të tyre: “Këta nuk duan ndryshimin.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI